Gjilan: E mitura dhunohet për dy muaj nga i dashuri

Gjilan: E mitura dhunohet për dy muaj nga i dashuri

Një vajzë e moshës 14 vjeçare është dhunuar nga i dashuri i saj 21-vjeçar për dy muaj rresht, njofton Insajderi.

Për dhunimin e të miturës përveçse është raportuar në media, edhe Policia e Kosovës ka njoftuar me anë të raportimit 24-orësh.

Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Gjilan Janar-Shkurt 2020. Viktima femër e mitur në shoqërim me nënën e saj femër kosovare kanë raportuar se në muajt e cekur të këtij viti është dhunuar nga i dyshuari mashkull madhor kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com