Gjilan: Një person goditet nga predha e armës para shtëpisë së tij

Gjilan: Një person goditet nga predha e armës para shtëpisë së tij

Policia e Kosovës njofton se një person është lënduar pasi i njëjti derisa ishte duke qëndruar para shtëpisë së tij, është goditur nga një predhë e cila dyshohet të jetë e pushkës ajrore.

Rasti sipas policisë, ka ndodhur të dielën e 30 janarit në Gjilan.

Rasti është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Gjilan 30.01.2022 ─ 13:00. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti derisa ishte duke qëndruar para shtëpisë së tij, është goditur nga një predhë e cila dyshohet të jetë e pushkës ajrore”.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./Insajderi.com