Gjilan: Qëlloi me armë drejt vëllait, dënohet me 22 muaj burg

Gjilan: Qëlloi me armë drejt vëllait, dënohet me 22 muaj burg

Gjykata Themelore në Gjilan, ka dënuar me një vit e dhjetë muaj burgim një person nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale, “gjuajtje me armë zjarri” dhe “pushkë”,ndaj një personi tjetër, njofton Insajderi.

Po ashtu të akuzuarit i janë konfiskuar dhe dy armë të llojit “Baikal” dhe “Bereta”.

“I akuzuari B.K., me datë 17.09.2020, rreth orës 19:30 minuta, në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit, për shkak të një mosmarrëveshje, me armë zjarri i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit H.M., si dhe ka rrezikuar jetën e personit, tani të dëmtuarit D.M.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Tutje në njoftim thuhet se, “Fillimishtë dëmtuesit kishin shkuar tek shtëpia e E.H. (vëlla i të akuzuarit), për ta kërkuar të njëjtin, ashtu që me të parë gjendjen e tenisonuar, i akuzuari B.K., nga shtëpia e tij merr pushkën e gjuetisë të markës “Bereta” dhe nga një distancë rreth 15 metra, ka shtënë në drejtim të dëmtuarit H.K., dhe predhat e kanë goditur në shputën e këmbës së djathtë si dhe shputën e këmbës së majtë, duke i shkaktuar thyerje të kockave të shputës së majtë, në atë mënyrë që i shkakton lëndime të rënda trupore”. /Insajderi.com