
Dy gra janë goditur nga një veturë të hënën në Gjilan.
Vozitësi nga pakujdesia ka goditur dy këmbësore të cilat janë dërguar në Spitalin e Gjilanit.
Si pasojë e lëndimit njëra prej tyre është ndalur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetra është liruar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com