Gjilanasi bashkë më gruan rrahu prindërit – nëna bëhet për spital

Gjilanasi bashkë më gruan rrahu prindërit – nëna bëhet për spital

Është bërë bashkë me gruan e tij dhe ka sulmuar prindërit e vet.

Kështu ka ndodhur në Gjilan, ditën e djeshme rreth mesnate, njofton Insajderi.

Sulmi fizik ka ardhur pas një mosmarrëveshje për të cilën në raportin e policisë nuk janë dhënë detaje.

Policia thotë se “janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) pasi pas një mosmarrëveshje në familje i kanë sulmuar fizikisht dy prindërit e të dyshuarit”.

Policia tregon se nënë e sulmuesit “ka pranuar trajtim mjekësor”.

Kurse “dy të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”.