Siç njofton policia mjetet janë larguar nga njësitë për dem" />

Gjilanasi gjen arsenal granatash të pashpërthyera në mal

Gjilanasi gjen arsenal granatash të pashpërthyera në mal

Në fshatin Livoq të Gjilanit një person ka njoftuar policinë se ka gjetur mjete të dyshuar shpërthyese në mal.

Siç njofton policia mjetet janë larguar nga njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se në pyll ka vërejtur mjete të dyshuara shpërthyese. Patrulla Policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti për deminim i FSK-ës, dhe njësiti i KFOR-it, kanë identifikuar mjetet e dyshuara, bëhet fjalë për 14 copë granata dore të llojit F1 prodhim  Shqiptar. Me vendimin e Prokurorit, rasti iniciohet si raport i veçantë”, thuhet në njoftimin e policisë.