Gjilani i merr 2.6 milionë euro për dy projekte nga MKRS

Gjilani i merr 2.6 milionë euro për dy projekte nga MKRS

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Ministrisë së Kulturës Kujtim Gashi, për dy projekte në Gjilan, shkruan Insajderi.

Këto projekte në vlerë të 2.6 milionë eurove, janë destinuar për rindërtimin e Stadiumit të Qytetit dhe Palestrës së Sporteve në Zhegër.

Kjo është bërë e ditur, përmes një statusi të shkruar në rrjetin social Facebook, nga i pari i Gjilanit Lutfi Haziri.

“2.6 milionë euro për rindërtimin e Stadumit të Qytetit dhe Palestrës së sporteve në Zhegër. I pari përfundon në vitin 2021, ndërkaq ky i dyti në vitin e ardhshëm. Faleminderit ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, për mbështetjen e madhe për këto dy projekte kapitale për sportin gjilanas. Urime! Vazhdojmë me punë të hajrit”, ka shkruar Haziri./ Insajderi.com