
Komuna e Gjilanit ka lëshuar apelin e radhës për parandalimin e inicimit të zjarreve fushore dhe zjarreve që janë me karakter shkatërrues.
“Vendi dhe komuna e jonë do të ekspozohen nga temperatura të larta të cilat favorizojnë përhapjen masive të zjarreve të cilat mund të jenë me pasoja të pa parapara për jetën e qytetarëve, pronën private dhe publike dhe për rendin dhe sigurinë e përgjithshme”.
“Për këtë, në funksion të ruajtjes së jetërave të qytetarëve, pronës së tyre private dhe pronës publike, Lutfi Haziri, Kryetari i Komunës së Gjilanit, ofron shpërblim prej 100 eurove për te gjithë ata qytetarë që dëshmojnë me fakte (fotografi) zjarr vënien e paligjshme”kështu thuhet ndër të tjerash në apelin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri”, thuhet në këtë apel, njofton Klan Kosova.
Në njoftim thuhet se mundësitë e intervenimit me kohë nga ana e njësive profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, janë të kufizuara.
“Me këtë rast apelojmë te qytetarët që të kenë kujdes gjatë manipulimit me zjarr dhe t’i shtojnë masat për mbrojtje. Përndryshe me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, është paraparë dënimi nga gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet burg për të gjithë ata persona që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm përmes zjarrit”.