Gjilani sot ka shënuar 20 vjetori e Betejës së Zhegovcit

Gjilani sot ka shënuar 20 vjetori e Betejës së Zhegovcit

Komuna e Gjilanit sot ka shënuar 20 vjetorin e Betejës së Zhegovcit, në të cilën  ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, të cilët kanë  potencuar se dëshmorët dhe të rënët në luftën për liri kanë bërë që ne sot të jetojmë të lirë e të punojmë për shtetësinë dhe zhvillimin e vendit.

“Dhimbja për të gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve është e pa harruar në asnjë moment, por, pa këto rënie të dëshmorëve, heronjëve e martirëve nuk do të ishim këtu ku jemi. Prandaj, së bashku me të gjitha familjet të cilat kanë dhënë më të dashurit e tyre për liri, shprehim lavdinë dhe respektin maksimal për të gjithë të rënët”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ndërsa kryesuesja Kurteshi-Emini ka thënë “Ne do të ndrojmë në vazhdimësi të gjithë të rënët për liri. Kujtojmë dhe përulemi para të gjithë të rënëve që nga foshnja e deri te të moshuarit, të cilët dhanë jetën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë”.