Komuna e Gjilanit kërkon nga qytetarët të cilët janë prekur nga vërshimet e fundit në zonat: afër lumit Stanishorka, Malishevë e Ulët, Livoç i Ulët e Livoç i Epërm, që t’i paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, kërkesat mund të paraqiten përmes përfaqësuesve të këshillave të lagjeve e fshatrave, apo përmes Qendrës për Shërbim me Qytetarë, që nga nesër më 14 janar 2021.
Ndryshe, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka formuar Komosionin për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e fundit, më 11 janar 2021./Insajderi.com