Gjilanit i dështon për sivjet projekti i energjisë efiçiente

Gjilanit i dështon për sivjet projekti i energjisë efiçiente

Nuk do të realizohet as këtë vit projekti për energji efiçiente për të cilin qeverisja lokale e Gjilanit kishte shpresuar se do të realizohej, ngase do të përfitonte më shumë se 1 milion euro.

Por Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), e cila do të zbatojë këtë projekt, ende nuk ka përzgjedhur një kompani konsulente, e cila do të realizonte auditimet energjetike nëpër shkolla dhe dizajnimin e tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Projekti pritet të realizohet vitin e ardhshëm. Në kuadër të këtij projekti janë përfshirë shkolla fillore në fshatin Bresalc, ajo e fshatit Perlepnicë, si edhe shkolla e fshatit Livoç i Poshtëm.

Me masat e energjisë eficiente kërkohet që të kursehet energjia në ndërtesat publike dhe varësisht nga rezultatet e auditimit të energjisë, atëherë edhe mund të kërkohet termoizolimi i një ndërtese apo renovimi i brendshëm i sistemeve të ngrohjes, ose zëvendësimi i llambave joefiçente me llamba efiçiente.