Mamia llapjane që ndihmoi lindjen e 180 fëmijëve gjatë luftës

21 vjet më parë Sanije Topanica, u bë shpëtimtarja kryesore e grave shtatëzëna në ditët më të vështira të luftës. Ajo ndihmoi lindjen e 180 fëmijëve të luftës, përfshirë edhe lindjen me të vështirë gjatë kolonës në fshatin Koliq të Prishtinës. Vajza e porsalindur në këtë gjendje të vërshtirë ishte pagëzuar me emrin Kolona.  

Mamia llapjane që ndihmoi lindjen e 180 fëmijëve gjatë luftës

Mamia llapjane Sanije Topanica, jashtë klinikës së saj vetëm gjatë luftës në Kosovë, ka ndihmuar 180 lindje. Derisa para shpërthimit të luftës në klinikën e saj ajo ka ndihmuar gratë të lindin 10 mijë fëmijë.

“Koha më e vështirë ishte viti 1999. Një grua erdhi me lind të unë, pasi ajo ishte nis me shku me lind në Prishtinë, por të hotel “Besiana” ka pas polic e paramilitary serb, që e kanë ndalu. Gruaja kthehet, e vjen të unë e ka pas lindjen e parë, e lindja e parë është zakonisht ma e vështirë. Iu përkeqësu pak gjendja, por i dhashë terapi e infuzione”.

“Ndërkohë paramilitarët kishin ardhë afër spitalit, Gani Podvorica humorist është, kishte ardhë në shpi e i tha burrit tim duhet të largoheni nga shtëpia. Pikrisht Sanien po e kërkojnë policia që e ka krye lindjen. Unë nuk dojsha me u largu, kërkujt keq si kasha ba, edhe e kasha graun në shpi sa kish lind”, rrefen mamia Topanica.

Ajo ishte larguar nga shtëpia njësoj sikur edhe llapjanët e tjerë. Por profesioni i saj, dhe ndjenja për të ndihmuar nuk e lanë të qetë derisa e gjeti ambullanten në fshatin Koliq, e u vendos aty për t`i ndihmuar gratë shtatzëne të lindnin fëmijët e tyre.

“Mua me njihnin, edhe krejt gratë shtatzane afroheshin tek une. Filluan pacientat me ardhe sikur në spital’, vazhdon rrëfimin Topanica.

Lindjen më të vështirë që e ka kryer në luftë thotë se ka qenë gjatë kolonës në Koliq. Vajza që lindi atë ditë të vështirë për të gjithë refugjatët, u pagëzua me emrin Kolona.

Ordinaca e saj në shtëpi u djeg gjatë luftës, por Sanija ka arritur t`i shpëtoj regjistrat e lindjeve që kishte kryer, ndonëse disa nga to edhe janë gjysmë të djegura. /Insajderi.com