
Një debat i ashpër është zhvilluar në mes të Mimoza Kusari-Lilës dhe Ardian Gjinit. Të dy po garojnë për kryetar të Komunës së Gjakovës.
Ardian Gjini, kandidat i AAK’së për kryetar të komunës së Gjakovës dhe Mimoza Kusari-Lila, kandidate e Alternativës janë përplasur për shumë çështje në një debat zgjedhor në Klan Kosova.
Ishte Gjini ai i cili disa herë kundërshtoi Kusari-Lilën të cilën e akuzoi për mos punë dhe për thellim të ndarjeve fshat-qytet.
Ai tha se Kusari-Lila ka dështuar në qeverisje dhe se qytetarët ‘po i mbyllin derën’ në kohën kur ajo po kërkon votën për një mandat të dytë në krye të komunës.
Në anën tjetër Kusari-Lila është mbrojtur duke e quajtur të suksesshme qeverisjen e saj por Gjini e kundërshtonte gjatë tërë kohës.
Në një moment, Kusari-Lila e akuzon Gjinin për korrupsion dhe këtu nxehet muhabeti.
“Pse je i shqetësuar Ardian”, e pyet Kusari-Lila kundër kandidatin teksa debati vazhdoi me pyetje retorike mes njëri tjetrit mbi “shqetësimin se kush do të humbë zgjedhjet”.