“Të gërditshme” e të “neveritshme”, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, e konsideron marrëveshjen ndërmjet Albin Kurtit e Vjosa Osmanit në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Madje, ai kritikoi edhe vendosjen e flamujve të Shqipërisë e Kosovës mbi tavolinën ku u nënshkrua marrëveshja Kurti-Osmani, njofton Insajderi.
“Fjala ‘e gërditshme’ është e neveritshme me të vërtetë. Por nëse përdoret, kurrë nuk ka qenë më e përshtatshme se sot, kur Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe një kryetar partie nënshkruajnë marrëveshje kinse protokolare në Kuvend. Aq më tepër, me flamur të Kosovës dhe të Shqipërisë (shqiptareve) në tavolinë. Simbolikë infantile par excellence, me u shpreh shqip”, ka shkruar Gjini në Facebook.
Të enjten u nënshkrua marrëveshje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje e Iniciativës së Vjosa Osmanit për koalicion parazgjedhor.
Sipas marrëveshjes, posti i kryeministrit i takon Kurti, ndërsa Osmanit ai i presidentes. /Insajderi.com