Gjini kërkon nga Osmani që mos të shpallen zgjedhjet menjëherë

Gjini kërkon nga Osmani që mos të shpallen zgjedhjet menjëherë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka kërkuar nga u.d. e presidentit, Vjosa Osmani që të mos shpallë menjëherë zgjedhjet, njofton Insajderi.

Kushtetuesja mori vendim që zgjedhjet të shpallen pasi vota e deputetit Etem Arifi dhe votimi për Qeverinë Hoti u shpallën të pavlefshme.

“Presidentja në detyrë duhet të kërkojë votimin e buxhetit para se të shkojmë në zgjedhje. Përndryshe rrezikojmë destabilizim total në pranverë”, shkroi ai./Insajderi.com