Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se nga Qeveria Kurti po e sheh një koncept politik anti-pluralist, njofton Insajderi.
Ai ka thënë se kjo qeveri ka pasur tendencë për ndryshim të ligjeve shumë serioze si ai për zgjedhje, duke shtuar se ky ishte sulm ndaj opozitës, e pastaj edhe sulm ndaj mediave.
“Ky është sulm ndaj mediave, ndaj zyrtarëve civilë. Janë në fraza populiste shumë problematike me të cilat Kosova duhet me u marrë. Ka tendencë serioze për autoritarizëm. Por e mira është që protektorë tonë nuk janë Rusia por është Amerika”, ka thënë ai.
Duke folur për nismën për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, ai ka thënë se “ky është propozim me therra”.
Sipas tij, Qeveria po gjen rrugë të shkurta që ndërrojnë sisteme në mënyrë të pakontrolluar./Insajderi.com