Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, partitë politike në Kosovë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëkohësisht kryetar i komunës së Gjakovë, Ardian Gjini, nuk e përjashton mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Insajderi.
AAK-ja në zgjedhjet e fundit politike të 6 tetorit 2019 doli forcë e katërt politike, e nisi si opozitë dhe përfundoi në qeveri. Sipas kryetari të Gjakovës kjo ndodhi nga situata në të cilën ndodhej vendi.
“Unë mendoj se mënyra si ka rrjedhur qeverisja e LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje të Kurti ka qenë e vendosur që do të prishej si koalicion dhe qeveri”, është shprehur kryetari i Gjakovës.
“Tani edhe njerëzit edhe partitë mësojnë, por unë ende vazhdoj të besoj që ka pasur paaftësi në qeverisje, janë marrë vendime të thjeshta”,-shprehet ai./Insajderi.com