Gjini: Vjosa Osmani ka abuzuar me zyrën e Presidentit

Gjini: Vjosa Osmani ka abuzuar me zyrën e Presidentit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me institucionin e presidencës, njofton Insajderi.

Ai këtë deklaratë e ka bërë në emisionin Pressing.

“Vjosa Osmani ka abuzuar me zyrën e presidentit. Qe po ju tregoj pse. Sikur zonja Osmani të kish qenë presidente në detyrë kish pas logjikë me dhënë dekorata për shkak se s’kish pas drejt me garuar”, është shprehur Gjini.

Tutje ai ka thënë se “po e marr abuzimin më të voglin. Ligji ia lejon, por nëse dikush flet me plot gojën për parime, demokraci, drejtësi, çiltërsi, sinqeritet, atëherë Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës së presidentit dhe si garuese në zgjedhje ka qenë dashtë me e ruajt zyrën e presidentit”.

“Nëse dikush që garon prej asaj zyre dhe Kushtetuta e ka vesh me atë pushtet e në të njëjtën kohë shpërndanë dekorata, bën deklarata linçuese, dënuese, ose qortuese edhe qorton dikush që është duke marrë pjesë në garë atëher është abuzim me zyrën e presidentit’, theksoi ai.

“Nëse zonja Osmani në këtë fazë kaq të hershme abuzon kështu, unë kam frikë që ka me abuzuar shumë për shkak se po supozoj se zonja Vjosa Osmani e di çka po bën”, tha Gjini./Insajderi.com