Gjinovci e bën horë pronarin e Kolegjit Iliria: Je i ulët, shisni diploma dhe mendoni vetëm për profit

Gjinovci e bën horë pronarin e Kolegjit Iliria: Je i ulët, shisni diploma dhe mendoni vetëm për profit

Drejtori ekzekutiv i organizatës jo-qeveritare “ORCA”, Rron Gjinovci, i ka thënë sekretarit të kolegjit privat “Iliria”, Arbër Recit, se kolegji “Iliria” ka shitur diploma.

Gjinovci, në një debat me Recin në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin, i ka thënë sekretarit të kolegjit “Iliria” se në të gjithë Kosovën dihet se si blihen diplomat në universitetet private.

“Në krejt Kosovën dihet se fakultetin në universitetet private e kryen kur t’i paguash krejt ratat. Unë mendoj se ju jeni më të fundit që mund të na mbani ders për cilësinë e arsimit të lartë. Ju nuk mund të vini këtu dhe t’i referoheni njerëzve në një mënyrë të patolerushme, me iu referu si shqiptarë, si rumunë etj…”, i ka thënë Gjinovci, Recit.

“Nuk besoj që një person si ju mundet me i tregu EQAR-it apo ENCA-s se kush mund të jetë ekspert ose jo”, ka vazhduar Gjinovci.

Ndërkaq, Reci i ka thënë Gjinovcit se ai punon në universitet privat prej më shumë se 25 vitesh.

“Unë punoj prej 25 vitesh në universitet. Nëse ju jeni profesional, sa ditë në universitet keni punuar ju?”, e ka pyetur Reci, Gjinovcin.

Debat i ashpër në "Debat Plus" për mosakreditimin e disa institucioneve të arsimit të lartë

Debat i ashpër në "Debat Plus" për mosakreditimin e disa institucioneve të arsimit të lartëEmisioni i plotë:https://www.youtube.com/watch?v=9twwddfVso4

Gepostet von RTV Dukagjini am Dienstag, 16. Juli 2019