Rron Gjinovci, aktivist i shoqërisë civile, ka kritikuar përsëri liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, njofton Insajderi.
Ai në një intervistë për EO thotë se kryetari VV-së për “interesa të tij” e kryetari VV-së doli kundër Gjykatës Speciale.
“Kjo bëhet problematike kur deklaratat të tilla japin politikanët me peshë siç mund të jetë Albin Kurti i cili sipas gjasave mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Kur kryeministri i ardhshëm flet kundër sistemit të drejtësisë në këtë mënyrë për një interes të caktuar kjo na tregon që ky kryeministër në të ardhmen për një interes tjetër mundet me fol prapë kundër sistemit të drejtësisë dhe ne si qytetar me pa me shqetësim deklarata të tilla kundër Gjykatës Speciale”, tha ai.
Gjinovci po ashtu tha se Dhomat e Specializuara janë pjesë e gjyqësorit të Kosovës.
“Të gjitha deklaratat që janë bërë rreth Gjykatës Speciale nga politikanët janë problematike. Njerëzit duhet me pas parasysh që Gjykata Speciale është e paraparë në nenin 103 pika 7 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës që do të thotë se është pjesë e gjyqësorit të Kosovës me Dhoma të Specializuara”, theksoi ai. /Insajderi.com