Gjinovci: Mjerimi i arsimit në Kosovë është stabil

Gjinovci: Mjerimi i arsimit në Kosovë është stabil

Udhëheqësi i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka thënë se rezultati i sotëm i testit PISA, e nxjerr në pah mjerimin e shkollimit.

Sipas raportit, në lexim dhe matematikë, nxënësit e shkollave të Kosovës kanë nivelin ‘stabil’, ndërsa në shkencë është në rënie.

“PISA nxjerrë që mjerimi ynë i shkollimit (në lexim dhe matematikë) është “STABIL”. Ndërkaq në shkencë mjerimi po thellohet me “rënie”. Përderisa nxënësit me arritje të lartë shënojnë rënie drastike në shkencë (-24.1 pikë) dhe rënie të lehtë në lexim (-4.6 pikë), nxënësit e dobët rënien në shkencë e kanë më të vogël (-3.5 pikë) sepse janë në fundin e fundit. Por ka dicka pozitive, më në fund nxënësit e dobët kanë filluar të mësojnë të lexojnë (+22 pikë). Mos u brengosni, PISA po thotë se mjerimi vazhdon të jetë stabil”, ka shkruar Gjinovci.

Kosova në fund të pusit, sërish dështon në PISA