Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci, ka paralajmëruar konferencë për shtyp nga kjo organizatë para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci tha se në këtë konferencë do të bëhet denoncimi i dy profesorëve të UP-së për plagjiaturë, e që një nga ta është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.
Siç njofton ai, adresimi për media do të fillojë nga ora 10:00.
“ORCA organizon konferencë për shtyp, përmes të cilës do të bëhet denoncimi i dy profesorëve të UP-së për plagjiaturë, ku njëri prej tyre është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës. (Para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)”, ka shkruar Gjinovci. /Insajderi.com