Gjinovci thotë se plagjiatura e ministrit Likaj është shumë e qartë

ORCA sot ka organizuar ekspozitë për "plagjiaturën" e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj i cili është ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Gjinovci thotë se plagjiatura e ministrit Likaj është shumë e qartë

Drejtori i organizatës për Rritje të Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka komentuar ndalimin e sotëm në polici për shkak të ekspozitës së tij në shesh me pretendim se profesori i cili tashmë është ministër i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka plagjiaturë në punime shkencore.

Gjinovci, në një paraqitje televizive për Klan Kosova theksoi se plagjiatura është shumë e qartë pasi shihet se ai ka marrë në tërësi punimin e dikujt tjetër dhe është avancuar individualisht me plagjiaturë.

Më tutje, Gjinovci, tha se nuk do të ndalet nga këto aktivitete përkundër ndalimit që sot e kishte nga Policia e Kosovës.

Akuzave të ministrit se “ORCA funksionon me shantazhe”, Gjinovci, deklaroi se ministri Likaj nuk i përmendi emrin fare as atij dhe as organizatës.

“Ai nuk e përmendi as emrin tim e as të organizatës, për këtë nuk mund ta padism. Unë ia përmend emrin dhe ai nuk më padit sepse unë e fitoj rastin”, tha Gjinovci.

Aktivisti i shoqërisë civile njihet për aktivitete që lidhen me arsimin e lartë në Kosovë. /Insajderi/