
Shqipëria këtë të hënë sërish u godit nga tërmeti. Fillimisht lëkundje të tokës u ndjenë në Durrës nga ku ishte edhe epiqendra, ndërsa lëkundjet u vërejtën edhe në Tiranë.
Për tërmetin e kësaj pasditeje, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka dhënë detaje, duke deklaruar se epiqendra e tërmetit kësaj here ishte Gjiri i Lalëzit. Tërmeti i orëve të pasdites ishte 4.3 shkallë të rihterit.
Sipas këtij njoftimi, deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, apo viktima, raporton Top Channel, transmeton Insajderi. /Insajderi.com