Gjithçka çfarë ndodhi mbrëmë në pikat kufitare Kosovë – Serbi

Gjithçka çfarë ndodhi mbrëmë në pikat kufitare Kosovë – Serbi

Numri i protestuesve serbë kundër reciprocitetit të targave është rritur, krahasuar me mbrëmjen e fundit, ku kishte më pak persona në rrugë.

Po ashtu, njësitet speciale u ndryshuan gjatës mesnatës dhe nuk kishte ndonjë incident, raporton Kosovo Online, transmeton Insajderi.com

Përveç anëtarëve të Rosu, situata në veri të Kosovës u monitorua nga KFOR, i cili gjithashtu patrulloi me helikopter.

Rrugët kryesore që çojnë në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak u bllokuan nga makineritë e rënda të vendosura nga qytetarët serbë.

Të hënën, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në disa pika kufitare me Serbinë.

Kjo për ta zbatuar reciprocitetin e targave, që cilësohet të jetë edhe pjesë e Marrëveshjes së Brukselit në kuadër të lëvizjes së lirë.

Pas këtyre zhvillimeve, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se “Prishtina duhet t’i largojë forcat e saj dhe të ulen për të biseduar”.

Në rast se Kosova s’e bën këtë, presidenti serb “paralajmëroi masa”.

Ndërkohë, zyrtarë ushtarakë serbë kanë deklaruar se “janë të gatshëm në rast se marrin urdhër nga Vuçiq”.

Makineri ushtarake serbe qarkulluan mbrëmjen e së martës pranë kufirit me Kosovën.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, iu ka thënë ambasadorëve të vendeve perëndimore se duhet të vlejë i njëjti standard si për Kosovën ashtu për Serbinë.

“Ose dy palët kanë të drejtë, ose të dyat gabim”, ka deklaruar Kurti. /Insajderi.com