Gjithçka gati për meshën në Katedralen “Shën Nëna Terezë”

Gjithçka gati për meshën në Katedralen “Shën Nëna Terezë”

Në mesnatë në Katedralen “Shën Nëna Terezë” do të mbahet mesha solemne e festës së Krishtlindjes.

Dom Fatmir Koliqi ka treguar se çfarë aktivitetesh do të ketë në programin e shënimit të kësaj feste.

“Po presim që të fillojmë me koncertin e vogël të fëmijëve që fillon në orën 23:30 dhe që zgjatë deri në orën 00:00. Në orën 00:00 fillon mesha solemne që e udhëheqë Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji”.

“Ky koncert është ndoshta edhe një hyrje shumë e bukur e zërave të fëmijëvë të pafajshëm, ajo që më së bukuri na fut në atmosferën e Krishtlindjes – recitimet e bukura të fëmijëve dhe një mini-dramë e fëmijëve që do të ekzekutohet pas pak. Kjo do të jetë një hyrje shumë e bukur për ta kremtuar meshën që është pika qendrore e kremtimit tonë që do të zgjasë deri në orën 1:30 pas mesnatës”.

Por, cila është porosia e Dom Fatmir Koliqit për këtë festë?

“Porosia më e mirë që e nxjerrim është pjesa e shkrimit të shenjtë, Biblës, ku na tregohet lindja e Jezusit ku ne si kishë e përtërijmë çdo vjet – paqja e brendshme e njeriut që Zoti na jep, dashuria dhe ngrohtësia që Zoti sjell në mesin tonë dhe na dhuron falas, pa kushte”.