Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan ka gjobitur dy furra pasi kishin mashtruar me peshën e bukës.
Në inspektimet të cilat janë zhvilluar në këtë komunë është konstatuar se dy furra kishin deklaruar se bukët peshonin 500 gram kurse në realitet ato peshonin më pak.
Për këtë arsye ato janë dënuar me nga 1 mijë euro.
Ndryshe Kosova është duke u përballur me kurdisje të çmimeve dhe mashtrimeve me produktet ushqimore.
Të enjten Policia e Kosovës së bashku me institucionet e tjera kanë kontrolluar disa biznese të cilat kishin ngritur çmimin e vajit me arsyetim se ka mungesë të stoqeve.
Mirëpo organet e rendit kanë gjetur sasi të mjaftueshme të vajit dhe tani ato depo janë mbyllur dhe pritet që të ketë masa ndaj atyre të cilët kanë kryer këto veprime të kundërligjshme./Insajderi.com