“Gjon Kastrioti bëri puç ndaj Sulltanit dhe Skenderbeu kishte gjak serb”

“Gjon Kastrioti bëri puç ndaj Sulltanit dhe Skenderbeu kishte gjak serb”

Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Sllamniku, i cili merret edhe me hulumtime të historisë, teksa ka folur për InDoks, ka dhënë një ‘histori’ krejt tjetër për Gjergj Kastriotin – Skenderbeun.

Sllamniku, për dokumentarin e InDoks “Heronj dhe Tradhtarë”, ka thënë se historia që shkruhet për Skenderbeun, është histori e shkruar nga komunizmi i Enver Hoxhës dhe si i tillë, sipas tij, ka shumë të pavërteta në të.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:

InDoks | Heronj dhe Tradhtarë

InDoks | Heronj dhe Tradhtarë◾ Kush janë heronjtë e kush tradhtarët më të mëdhenjtë shqiptarë?◾ Pse nuk ka një version tjetër të historisë së Skënderbeut, pos asaj që e na e ofroi regjimi komunist?◾ A ka histori tjera edhe për Esat Pashën, Azem Galicën, Shaban Polluzhën e Fadil Hoxhën?◾ A ka një rrëfim tjetër edhe për Adem Jasharin?➡️ Si përfunduan disa shtet-formues të kombit shqiptarë në tradhtarë pas vdekjes, ose atentateve?➡️ A do ta kenë këtë fat edhe liderët modernë të këtij kombi, si Sali Berisha, Edi Rama, Ibrahim Rugova e Ramush Haradinaj?➡️ Ku do të hidhet Hashim Thaçi kur nuk do të jetë më në mesin tonë?#InDoks, me autor Visar Duriqi transmeton një dokumentar për një histori tjetër të shqiptarëve të mbushur me tradhti. Aq e ngarkuar me dromca nga ky akt, sa edhe koncepti “besa e shqiptarit” zbehet para tyre.

Posted by InDoks on Monday, 26 November 2018

“Shkrimet kanë të bëjnë më një të vërtetë historike, e cila mund na ka thënë si popullatë shqiptare por është tregu version i cili u përpilu me kohën e pas luftës së dytë botërore në Shqipëri nga pushteti enverist të cilin sot e dijmë dhe po e mësojmë përditë e më shumë në relacion me Skenderbeun dhe gjithçka rreth tij. Pra, bindja se është një version tjetër i historisë për Skenderbeun, nënkupton vetë fakti që ndërlidhet me pyetjet si ndodhi që ai të pushtonte një kala”, ka thënë Sllamniku.

Ai madje pos që e lidh Gjergj Kastriotin si hero me gjak serb, thotë se Skenderbeu ishte edhe pjesë e një komploti në oborrin e Sulltanit. Diçka si tek seria e famshëm “Shekulli i madhërishëm”.

“Gjoni babai i tij në një marrëveshje me Venedikun krijon një puq ushtarak kundër vetë Perandorisë duke dashur të mposhtë  pjesën e Dibrës  për ta çliruar nga ndikimi i administrimi  të Perandorisë Osmane. Në në fakt i bjen , Sulltan Mehmet Fatihu e vret Gjonin që përcudi dokumente e fundit na tregojnë, se Sulltan Mehmet Fatihu dhe Gjon Kastrioti gratë e tyre kanë qenë vajza të agjës, Vojsava Drankovici dhe Mara Drankovici të familjes Drakovicit despotëve serb , kanë qene vajza te agjës dhe gruja e dytë e Sulltan Mehmet Fetihu Mara Drankovic për të Gjoni ka qene nëna e Skënderbeut Vosjava. Nga ky komplot dhe kryesia shqiptare për vrasjen e babit Skënderbeu vendos ta vret djalin e madh të Sulltanit  i cili gjindet në oborrin e Mehmet Fazilut në Stamboll. Por,   kjo kishte  dy qëllime  hak për vrasjen e babit por edhe në anën tjetër të lëshonte rrugë kushëririt të tij -djalit të madh Drankovivit Bajazitit , të vinte në pushtet pas Sulltan Mehmet fatihut që në fakt ky komplot zbulohet”.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni në videon e mëposhtme: