Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka deklaruar se Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje është një alarm për rrezikimin e demokracisë nga ana e kryeministrit Albin Kurti, dhe partisë të cilën e udhëheqë – Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.
Sipas Gjoshit, Ambasadat e QUINT-it duhet të alarmohen për paralajmërimet e Albin Kurtit dhe të ndalojnë siç e ka quajtur ai arbitraritetin e tij për të ndryshuar ligje që prekin të gjithë shoqërinë.
“Ambasadat e QUINT-it duhet të alarmohen për paralajmërimet e Albin Kurtit dhe të ndalojnë arbitraritetin e tij për të ndryshuar ligje që prekin të gjithë shoqërinë”, ka thënë ai.
“Nuk ka askund në botë një shembull si ky, as në procedurën e ndjekur dhe as në përmbajtjen e tij. Vetëm Putini dhe diktatorë të tjerë i kanë ndryshuar ligjet në këtë mënyrë, duke e rrezikuar hapur demokracinë”, ka shtuar Gjoshi. /Insajderi.com