Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se “Albin Kurti duhet të kërkojë falje për luftën që e ka bërë ndaj flamurit të Kosovës”.
Kjo deklaratë e Gjoshit, erdhi pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur xhudistët kosovarë që sollën dy medalje të arta nga Tokyo.
Sigurisht, aty ishte edhe flamuri i Kosovës.
“Albin Kurti po e respekton Flamurin e Kosovës vetëm për aq kohë sa ia merr rrogën Shtetit të Kosovës”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.
Përkujtoi edhe deklaratën e Kurtit vite më parë, ku flamurin e Kosovës e kishte quajtur “lara-lara”.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje kishte qëndrim për bashkimin kombëtar dhe thotë se nuk ka hequr dorë nga idealet.
Por, opozita pretendon se Kurti “ka mashtruar” me kartën nacionaliste për “qëllime politike”. /Insajderi.com