Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka akuzuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin tha se po e do vetëm lirimin nga Haga të bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimi, njofton Insajderi.
Sipas tij, Kurti ka prodhuar më shumë deklarata ndaj shtetit të Kosovës sesa vet presidenti serb, Aleksander Vuçiq, kryekuvendari serb, Ivica Daçiq e ekstremisti serb Vojisllav Sheshel.
“Unë nuk çuditem me dëshirën e madhe të Albin K. që liderët e UÇK-së të mbahen në burgje me akuza të shpikura nga Serbia. Me dëshira të tilla që vetëm Rexhen ta shoh në liri, Albin K. po don të na thotë se nëse Rexha nuk do të ishte në Vetëvendosje ai nuk do ta dëshironte lirimin e tij”.
“Nuk çuditem sepse në një zyre shtetërore kanë punu bashkë tre veta –Albin K. që ka prodhuar më shumë deklarata kundër shtetit të Kosovës se Vuqiqi, Shesheli e Daqiqi. Haki Abazi që vizitonte Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë, e cila është përgjegjëse për vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve vetëm në luftën e fundit. Shkëlzen Gashi që akuzonte UÇK-në me fjalët e prokurorit të Serbisë”, ka shkruar Gjoshi në Facebook./Insajderi.com