Gjoshi: Presidentja po shkel Kushtetutën duke ia vjedhur PDK-së një anëtar në KQZ

Gjoshi: Presidentja po shkel Kushtetutën duke ia vjedhur PDK-së një anëtar në KQZ

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim kërkesën e ksaj partie për emërimin e përfaqësuesit të detyrë në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, njofton Insajderi.

Në një konferencë për medie, Gjoshi ka thënë se Osmani po luan rolin e noteres dhe se ajo duke iu bindur kryeministrit Albin Kurti po e shkel Kushtetutën.

“Duke iu bindur Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti, zonja Osmani po bën shkelje të Kushtetutës së Kosovës duke i pamundësuar PDK-së përfaqësimin e dytë në KQZ si dhe duke mos e njohur të drejtën e subjektit politik VAKAT, më i votuari në radhët e subjekteve të komunitetit boshnjak”, ka thënë ai.

Sipas Gjoshit, presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, “përmes orvatjeve në Gjykatën Kushtetuese, po tentojnë t’ia vjedhin PDK-së përfaqësimin në KQZ, për t’i bërë vend anëtarit të tretë të Vetëvendosjes”, që në këtë rast është bashkëpartiakja e Osmanit, Gresa Bytyqi-Kelmendi, e cila ka garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit me numrin 80 nga ‘Lista Guxo’./Insajderi.com