Gjoshi: Vasfije Krasniqi ishte në negociata me PDK-në

Gjoshi: Vasfije Krasniqi ishte në negociata me PDK-në

Para se t’i bashkohej listës me emrat e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka qenë në negociata me një parti tjetër për të qenë pjesë e listës për zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për Partinë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur shefi i shtabit zgjedhor të kësaj partie, Betim Gjoshi.

Sipas tij, deri disa orë para se Vetëvendosje të publikonte listën me kandidatët për deputetë, Krasniqi ka qenë në negociata me PDK-në, e cila i ka ofruar asaj numrin tre në listë.

“Vasfije Krasniqi ka qenë në negociata edhe me neve. Ka pasur një bisedë edhe me kryetarin e partisë edhe me njerëz tjerë deri pak orë para se të dorëzohet lista.

I ka pasur disa kërkesa për mbështetje që ndoshta partitë tjera i kanë ofruar më shumë. Ne asaj ja kemi ofruar numrin 3 në listë”, tha Gjoshi në T7, duke mos pranuar t’i tregojë kërkesat që i ka pasur Vasfije Krasniqi ndaj PDK-së./Insajderi.com