Një person është arrestuar të enjten në Has të Prizrenit pasi kishte gjuajtur me armë zjarri në një aheng, përcjell Insajderi.com.
Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ahengu ishte organizuar në kundërshtim me masat anti-COVID’19, për të cilin, organizatori është gjobitur me 200 euro.
“Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng. Pas verifikimit Policia ndërmori masa në bazë të Ligjit dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët, ndërsa ndaj organizatorit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 eurosh”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu, Policia e Kosovës njoftoi se arma që është përdorur në këtë aheng është konfiskuar, kurse pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Po ashtu njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarin A. Ç., m/sh i datëlindjes 1989 cili ishte mysafir në aheng, e që kishte gjuajtur me armë zjarri, të cilën e kishte me leje, model ‘Zatsatva’ M57 kalibër 7.62 e cila është konfiskuar në cilësinë e provave materiale”, njofton tutje Policia./Insajderi.com