Gjuajti me armë zjarri në aheng, Policia arreston një person në Prizren

Gjuajti me armë zjarri në aheng, Policia arreston një person në Prizren

Një person është arrestuar të enjten në Has të Prizrenit pasi kishte gjuajtur me armë zjarri në një aheng, përcjell Insajderi.com.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ahengu ishte organizuar në kundërshtim me masat anti-COVID’19, për të cilin, organizatori është gjobitur me 200 euro.

Arma e konfiskuar

“Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng. Pas verifikimit Policia ndërmori masa në bazë të Ligjit dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët, ndërsa ndaj organizatorit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 eurosh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, Policia e Kosovës njoftoi se arma që është përdorur në këtë aheng është konfiskuar, kurse pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Po ashtu njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarin A. Ç., m/sh i datëlindjes 1989 cili ishte mysafir në aheng, e që kishte gjuajtur me armë zjarri, të cilën e kishte me leje, model  ‘Zatsatva’  M57 kalibër 7.62 e cila është konfiskuar në cilësinë e provave materiale”, njofton tutje Policia./Insajderi.com