Gjuajtje me armë në Prizren, plagoset një person

Gjuajtje me armë në Prizren, plagoset një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën mbrema një person është plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Hoqe të qytetit të Prizrenit, shkruan Insajderi.

Në njoftim e policisë thuhet se viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe pas marrjes së ndihmës së parë është liruar për në shtëpi.

Policia gjithashtu ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar dhe në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma më të cilën ishte plagosur viktima.

Pas intervistimit i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari F K viti lindjes 2000, është arrestuar nga hetuesit e SRH-së, gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma me të cilën dyshohet se i dyshuari ka plagosur viktimën.I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, pas intervistës me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së ./Insajderi.com