Gjuajtje me armë në Vushtrri, një personit i futet plumbi në dhomë

Gjuajtje me armë në Vushtrri, një personit i futet plumbi në dhomë

Një person e ka njoftuar Policinë se mbrëmë pas mesnatës se disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, ku një predhë e ka goditur derën e ballkonit dhe ka depërtuar në brendi të dhomës.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar. Pas kësaj në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore.