Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për gjuajtje me armë që ka ndodhur të hënën mbrëma rreth orës 17:00 në Batllavë të Podujevës, shkruan Insajderi.
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, të shtënat më armë zjarri kanë ndodhur nga vetura, dhe të dyshuarve i janë konfiskuar dy armët.
“Veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan, ku nga ana e policisë janë gjete dhe sekuestruar:– një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë– një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop”, thuhet në komunikatë.
Tutje, thuhet se ndaj tyre po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit./Insajderi.com