Një gjuajtje me armë zjarri është raportuar të enjten rreth orës 14:00 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes nuk ka pasur persona te lënduar.
Kështu ka bërë të ditur Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“ Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha Ahmeti.
Ajo tutje bëri të ditur se aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre./Insajderi.com