Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – flasin nga policia

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – flasin nga policia

Një gjuajtje me armë në rrugën “Malush Kosova”, në Prishtinës ka ndodhur gjatë orës policore.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, duke shtuar se tre persona janë shoqëruar në stacionin policor.

“Policia, rreth orës 19:37, është njoftuar se në rrugën ‘Malush Kosova’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast ku janë përdorë armë zjarri. Policia ka intervenuar dhe shoqëruar në polici tre persona, në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja, policia po vazhdon ta trajtojë rastin”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.