Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk raportohet të lënduar

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk raportohet të lënduar

Sot rreth në orën 14:45 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ” Mbretëresha Teutë” në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në raport thuhet se “policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”.

Tutje raporti vazhdon se sipas njoftimeve të para, janë identifikuar dy persona, ndërsa nuk raportohet të ketë të lënduar.

“Nga veprimet e para policore janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar”.

Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Insajderi.com