Gjuan me armë në dasmë, policia konfiskon armë dhe fishekë

Gjuan me armë në dasmë, policia konfiskon armë dhe fishekë

Gjatë natës së mbrëmshme në një aheng familjarë një i dyshuar ka shtënë me armë në ajër me ç’rast në vend ngjarje ka shkuar Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Komunës së Fushë Kosovës. Siç raporton policia të dyshuarit i është konfiskuar një armë, revole me gaz dhe një karikator me pesë fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë 27.07.2019 – 22:01. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjate një ahengu familjar ka shtënë me armë në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë (revole me gaz) një karikator me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com