Gjuan me armë zjarri veturën në lëvizje, arrestohet i mituri vushtrrias

Gjuan me armë zjarri veturën në lëvizje, arrestohet i mituri vushtrrias

Një person nën moshën 18-vjeçare është arrestuar gjatë mbrëmjes të së premtes në Vushtrri, pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri drejt një veture e cila ishte duke lëvizuar, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku tutje thuhet se përveç dëmeve materiale, të lënduar në këtë rast nuk ka.

Me vendim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe i njëjti është dërguar në shtëpinë e tij.

“Rr. Gjon Buzuku, Vushtrri 01.01.2020-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës në lëvizje të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Përveç dëmeve materiale në veturë, të lënduar nuk ka. Është konfiskuar pistoleta me tre fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe i njëjti është dërguar në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com