Gjukanoviç: Aktakuza ndaj Haradinajt në Kosovë mund të shndërrohet në një figurë politike

Gjukanoviç: Aktakuza ndaj Haradinajt në Kosovë mund të shndërrohet në një figurë politike

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka ardhur edhe reagimi i Drejtorit të Qendrës për Politika të Jashtme, Dragan Gjukanoviç.

Ai përveç kësaj ka reaguar edhe ndaj arrestimit të serbit në Lipjan për krime lufte.

Gjukanoviç tha se arrestimi i djeshëm i serbit ka ardhur si reagim i Prishtinës ndaj qëndrimit të Presidentit Aleksandar Vuçiç, duke shtuar se arrestime të tjera të kësaj natyre mund të ndodhin edhe në ditët e ardhshme.

Kurse, për dorëheqjen e Haradinajt ai ka thënë:

“Pas dorëheqjes së kryeministrit të institucioneve të Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen në shtator dhe ekziston rreziku që aktakuza ndaj Haradinajt në Kosovë të shndërrohet në një figurë politike”, tha Gjukanoviç për RTS./ Insajderi.com