Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka thënë se Serbia e dëshiron Kosovën pa shqiptarë e Malin e Zi pa malazezë.
Gjatë një interviste për Jutarnji list, presidenti i Malit të Zi, tha se Beogradi bën gjoja për ta rikthyer Kosovën, transmeton Insajderi.com
Gjukanoviq ka folur edhe për Qeverinë e Malit të Zi, si dhe për inaugurimin e kreut të Kishës Ortodokse, ngjarje që shkaktoi trazira.
Gjukanoviç, përsëriti se Mali i Zi rrezikohet nga Beogradi zyrtar, sidomos përmes kishës.
Por, tha se do ta ruajnë karakterin laik dhe evropian.
Mali i Zi është pavarësuar në vitin 2006, pa luftë me Serbinë. /Insajderi.com