Gjukanoviç: Serbia e do Kosovën pa shqiptarë sikur Malin e Zi pa malazezë

Gjukanoviç: Serbia e do Kosovën pa shqiptarë sikur Malin e Zi pa malazezë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka thënë se Serbia e dëshiron Kosovën pa shqiptarë e Malin e Zi pa malazezë.

Gjatë një interviste për Jutarnji list, presidenti i Malit të Zi, tha se Beogradi bën gjoja për ta rikthyer Kosovën, transmeton Insajderi.com

Gjukanoviq ka folur edhe për Qeverinë e Malit të Zi, si dhe për inaugurimin e kreut të Kishës Ortodokse, ngjarje që shkaktoi trazira.

“Mali i Zi duhet të marrë një qeveri kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur. Cila parti do të jetë dhe cilët njerëz do të bëjë, do të vendosen nga qytetarët në zgjedhje. Sado e dhimbshme të duket kjo përvojë njëvjeçare, ajo është e dobishme”.

Gjukanoviç, përsëriti se Mali i Zi rrezikohet nga Beogradi zyrtar, sidomos përmes kishës.

Por, tha se do ta ruajnë karakterin laik dhe evropian.

Mali i Zi është pavarësuar në vitin 2006, pa luftë me Serbinë. /Insajderi.com