Gjukanoviç: Vuçiq e do kompensim Malin e Zi pasi e humbi Kosovën

Gjukanoviç: Vuçiq e do kompensim Malin e Zi pasi e humbi Kosovën

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke menduar ende krijimin e “Serbisë së Madhe”, transmeton Insajderi.com.

Sipas Gjukanoviçit, Mali i Zi është pjesë e pashmangshme e këtij plani dhe se kjo vjen si pasojë e tendencës për kompensimin e humbjes së Kosovës, raporton 24sata.

“Pas humbjes së Kosovës, duket që Mali i Zi është kompensimi më atraktiv dhe i pa anashkalueshëm për mbajtjen gjallë të idesë së Serbisë së Madhe”, ka thënë Gjukanoviç.

Presidenti malazez thotë që një ide të tillë nacionaliste Vuçiq do ta shtyjë përpara, edhe pse përpjektet e tilla në të kaluarën kanë kushtuar me 150 mijë jetë njerëzisht./Insajderi.com