Kryeministri malazias, Millo Gjukanoviq, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e mbajtura sot në Malin e Zi.
Gjukanoviq ka siguruar 43 deputetë, bashkë me partnerët e partisë së tij DPS.
Fitoren DPS e ka shpallur para pak minutash, teksa një zyrtar ka thënë se kjo parti do të udhëheqë edhe për një mandat me Malin e Zi, raporton Gazeta Express.
Parlamenti i Malit të Zi ka 81 ulëse dhe për të krijuar qeverinë duhet minimumi prej 41 ulëseve.