Gjumë dhe punë në “economy class” – udhëtimet ajrore të presidentit

Gjumë dhe punë në “economy class” – udhëtimet ajrore të presidentit

Hashim Thaçi i cili aktualisht është President i Kosovës, që nga marrja e posteve të larta shtetërore ka zhvilluar një numër të madh të vizitave jashtë vendit.

Që nga zgjedhja e tij si kryeministër i Kosovës në vitin 2007, mandat ky që i zgjati deri në vitin 2014. Thaçi ka udhëtuar jashtë vendit për të lobuar për vendin, e për të nënshkruar marrëveshje milionëshe për vendin.

Së fundi presidenti Thaçi ishte edhe zëvendës kryeministër i Kosovës dhe Ministër i Punëve të Jashtme.

E kjo i mundësoi që ai të udhëtonte në shumë vende të ndryshme të botës, e shumicën prej këtyre takimeve dhe udhëtimeve Thaçi i përcjelli edhe me foto.

Së fundi presidenti ka postuar një foto në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku shihet në aeroplan gjatë shkuarjes së tij në Uashington, pas takimit me Papa Françeskua, në Vatikan.

Në foto Thaçi shihet me një stilolaps në dorë dhe disa letra, duket se presidenti përgatitej për takimin e tij me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, në Shtëpinë e Bardhë.

Thaçi shihej se ishte i  veshur me xhinse dhe këmishë pa kollare.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që presidenti Thaçi ka postuar foto nga udhëtimet e tij në aeroplan.

Sa ishte kryeministër ai kishte postuar disa foto. Selfie, duke fjetur, duke lexuar e duke shkruar.

Selfie-n Thaçi e kishte bërë gjatë shkuarjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa ishte Zëvendëskryeministri i Kosovës.

“Rrugës për në Kosovë, pas hapjes së Konsullatës së Kosovës në Des Moines, në shtetin e Ioëa-s në SHBA, dhe pas vikendit me takime miqësore, ndër të cilët më i veçanti ishte ai me Sekretarin Kerry. HTH”, kishte shkruar Thaçi.

E një gjumë të mirë Hashim Thaçi e kishte bërë gjatë kthimit nga New York-u për në Prishtinë në vitin 2015.

Një qytetar kishte fotografuar presidentin Thaçin. Shihet se presidneti udhëton me klasën e mesme në Aeroplan.

Ndërsa një foto tjetër e tij që kishte marr vëmendjen e mediave ishte, fotoja ku presidenti Thaçi dukej se ishte duke punuar me një loptop gjatë një udhëtimi.

E një foto me shumë stil presidentit Thaçi nuk i mungon në sirtarin e tij. /Insajderi.com