Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj deklaratave të ish presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, lidhur me qasjen e presidentit të tanishëm ndaj Kosovës.
Gjuriq shtoi se “serbët asnjëherë nuk do ta harrojnë që gjatë udhëheqjes së tij [Tadiqit] Kosova kishte deklaruar njëhanshëm pavarësinë”.
Ai gjithashtu theksoi se “ushtria serbe u asgjësua dhe trupat e Prishtinës u shfuqizuan” përderisa Tadiq ishte Ministër i Mbrojtjes, shkruan FoNet.
Sipas Gjuriqit, turpi do të jetë gjithmonë prezent mbi Tadiqin në Serbi.
“Njerëzit tanë në Kosovë nuk kanë harruar marrëveshjet e dëmshme që regjimi i tij kishte arritur në dialogun e Prishtinës nga misioni i BE-së, ndër tjerash duke njohur edhe gjithë diplomat e Kosovës, tabelat e regjistrimit dhe hartat”, shtoi Gjuriq.
Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, më herët gjatë kësaj dite kishte thënë se Vuçiq është “njeriu i gabuar për të biseduar lidhur me temën për Kosovën, për shkak se nuk ka qëndrim vetëkritik ndaj vetes së tij”.
Tadiq kishte vënë fajin tek Vuçiq për gjoja humbjen e Kosovës, e prandaj edhe “Vuçiq duhet të marrë përgjegjësinë e tij si president i shtetit”. /Insajderi.com